Me improvizime të vazhdueshme dhe në mungesë të ngrohjes, teatrit të qytetit të Mitrovicës i vazhdohen komplikimet gjatë realizimit të shfaqjeve.
Në një hapësirë prej dymijë e shtatëqind metrave katrorë, ky teatër i cili aktivitet i mban në Qendrën e Kulturës, gjatë stinës së dimrit ngrohet me kalorifer, për shkak se nuk është i përfshirë në sistemin e ngrohtores së qytetit, transmeton emisioni Express në KTV.
Teatrit të Mitrovicës, ka kohë që i është mbyllur xhirollogaria bankare. Drejtori i teatrit, Adem Zhitopotoku, deklaron së kjo e rëndon situatën për t’i prezantuar projektet teatrore.