Teatri/ Pack: Në Ditën e Evropës, Rama i shpërfilli vlerat europiane!

Doris Pack, deputetja e Parlamentit Evropian, ka reaguar hidhur ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me vendimit e marrë nga qeveria shqiptare për t’ia kaluar truallin e Teatrin Kombëtar, Bashkisë.

Në një postim në Twitter, Pack shkruan se kreu i bashkisë, Erion Veliaj synon ta shkatërrojë atë ndërtesë të trashëgimisë kulturore me interes evropian.

“Një shaka?! Jo! në Ditën e Evropës, më 9 maj, Rama, duke i shpërfillur vlerat europiane, qëndrimin e “Europa Nostra” po i lan duart e tij pafajësisht duke transferuar Teatrin Kombëtar, tek shoku i tij i ngushtë Veliaj, kryetari i Bashkisë së Tiranës, i cili kërkon të shkatërrojë një ndërtesë të trashëgimisë kulturore me interes evropian”, shkruan Doris Pack në Twitter.

Ky qëndrim i ashpër i Pack erdhi pasi qeveria Rama ia dorëzoi pronësinë e Teatrit Kombëtar, Bashkisë së Tiranës, e cila ështe e vendosur ta shembë godinën historike dhe mbi atë truall të ndërtojë një teatër të ri.
1 / 1

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme