“Teatri” paditet në SPAK, aktori reciton: Shqipërinë e mori Edi, i vu zjarr… Si s’të lodhi Edi Rama, o shqiptar!

“Aleanca për Teatrin” depozitoi sot në SPAK, një tjetër kallëzim lidhur me VKM-në e qeverisë për kalimin e truallit ku ishte ndërtuar “Teatri Kombëtar” te bashkia e Tiranës. Avokatja e mbrojtëse e çështjes së “Teatruit Kombëtar”, Ardiana Kalaja, është shprehur para mediave se kallëzimi është bërë kundër kryeministrit Rama dhe një sërë drejtuesish të lartë të qeverisë. Ajo ka kërkuar që të zbatohet vendimi i dhënë nga Gjykata Kushtetuese, për vendosjen në sekuestro të punimeve në truallin e Teatrit të dikurshëm.

“Jemi në momentin që pronat, sipas vendimit, duhet kthyer në gjendjen e datës 7 maj. Ne kemi argumentuar para SPAK se jo vetëm që ka shkelje të rënda të Kushtetutës, siç janë ato të shpërdorimit të detyrës, korrupsionit pasiv të zyrtarëve të larta, ajo e pengimit të zbatimit të një vendimi gjykate. Është e vërtetuar kallëzimi ynë i bërë me kohë, që në maj të 2020 që disponimi i truallit të teatrit përbën vepër penale.

Ne kemi kërkuar sekuestron për truallin. VKM e re bazohet në transferimin e truallit. Akuzat tona në lidhje që ka, që nga ligji special dhe VKM që u cilësuan si anti-kushtetues. Po të shohim VKM e re, nuk ka të artikuluar fjalën Teatri Kombëtar, është sjellje tendecioze, jo vetëm anti-kombëtare, sepse duan të fshijnë historinë. Kjo VKM i hap rrugë, qartazi ndërtimit të kullave në teatër. E konsiderojmë emergjencë, pas 8 kërkesave për vendosjen e sekuestros”, tha ajo.

Ndërkohë regjisori Edmond Budina, ka akuzuar Ramën se është burracak dhe ka frikë që ta firmosë vetë vendimin.

“Ne jemi përsëri këtu për të denoncuar një tjetër akt vandal të një qeverie kriminale. Kjo VKM shkel rëndësh Kushtetutën dhe ata që e bëjnë ca burracakë. Kryeministri nuk e firmos vetë por ia lë në dorë të tjerëve, kjo tregon burracakëri. Nëse ka guximin të firmosi vetë, të dalë me fytyrën e tij. Akti i fundit është një shkelje e Kushtetutës për vendin. Ne do vijmë përditë të vazhdojmë me kallëzime të tjera. Ne jemi që qytetari të fitojë të drejtën e vet në vendin e vet”, tha regjisori.

Fjalën e ka marrë edhe aktoi Mehdi Malkaj, i cili ka “përshëndetur” kryeministrin Rama me disa vargje të Andon Zako Çajupit, të cilat i ka modifikuar.

“Shqipërinë e mori Edi i vu zjarr

Shqiptar mos rri, po duku, shqiptar

Të ka bërë shqipëria, luftëtar

Si s’të lodhi Edi Rama, o shqiptar”, recitoi Malkaj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme