Kompania e njohur që merret me modifikimin e veturave, TechArt, është duke përgatitur një paketë të veçantë për modifikimin e modelit të ri, i gjeneratës së tretë, të Porsches – Cayenne.
Premiera e këtij projekti të ri do të mbahet më 22 shtator, ku si paralajmërim është publikuar një fotografi dhe një video e shkurtër, transmeton Koha.net.
Cayenne i ri do të tërheqë vëmendjen me paketën për aerodinamikën (mbrojtësi i ri i përparmë, maskën e përparme të re, kornizat e reja të dritave, kofanoja me vrima për ajër, set të ri të pragjeve, mbrojtësi i ri me difuzer dhe spoiler mbi çati), si dhe me dritat LED, rrotat “Formula V”, sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave, amortizatorët e modifikuar, interier të modifikuar (të bërë në bashkëpunim me kompaninë Rolf Benz e cila është e specializuar për materiale ekskluzive), xhamat e errët si dhe me motorët e përforcuar.
Tani për tani, është bërë e ditur se TechArt e ka përforcuar modelin Cayenne Turbo, ku tani motori i tij 4.0-litër V8 Bi-Turbo do të jetë me kapacitet mbi 550 kuajfuqi.