Kompania prestigjoze Apple ka publikuar një udhëzues të përditësuar për sigurinë e përdoruesve të pajisjes ‘’AirTAg’’. Ato janë sende të vogla në formë butoni që mund të ngjiten në çelësa ose në portofol. Pajisjet janë krijuar në mënyrë që njerëzit të gjejnë sendet e tyre që kanë humbur duke përdorur opsionin ‘’Find My’’ të Apple.
Publikimi i manualit më të përditësuar erdhi pasi nga media të ndryshme është vënë re se ato keqpërdoren për të gjurmuar njerëzit. Ky udhëzues përmban në mënyrë të detajuar keshilla sesi njerëzit mund të mbrojnë veten dhe të jenë më të sigurt. Tani ata mund të lajmërohen nëpërmjet Iphone nëse kanë një AirTag që nuk është i tyre. Ndërsa për përdoruesit e Android mund të shkarkojnë një aplikacion që mund t’i informoj ata nëse kanë një Airtag të panjohur.
Javën e kaluar në median e njohur britanike një raportoi e alarmaur pasi AirTag po e gjurmonte pa dijeninë e tyre.
Drejtoresha e Sigurisë Kibernetike në kompaninë ‘’Electronic Frontier Foundation’’ konfirmoi se nëse është krijuar një pajisje që shërben për të gjetur sendet e humbura, atëherë është një mjet i përsosur edhe për të gjurmuar njerëzit.
Ndër të tjera, Apple në një pronocim për BBC se ata janë duke krijuar opsione më të avancuara për të mbrojtur përdoruesit.