“Tekstet shkollore”, ministri i Arsimit do të propozojë ndryshime ligjore

Gazetare: Melihate Rustemi

Procedurat e lëna përgjysmë nga recensentët për tekste të caktuara shkollore kanë detyruar Ministrinë e Arsimit që të propozojë ndryshime në Ligjin për arsim fillor dhe të mesëm. Ministri Jeton Shaqiri tha se ndryshimet ligjore parashikojnë që në rastet kur recensentët tërhiqen, obligimin e tyre ta kryejnë këshilltarët e Byrosë për zhvillimin e arsimit, varësisht lëndës së caktuar.

“Për librin konkret “Histori dhe Shoqëri” unë në fillim të janarit do të dorëzoj në Qeveri ndryshime të propozim ligjit për librat në arsimin fillor dhe të mesëm, që kur të kemi raste të këtilla të caktuara të kemi mundësi ligjore që Byroja që jep vlerësime për programin mësimor, nëse libri është sipas programit mësimor pasi që në Byro ka të punësuar këshilltarë të lëndës Histori dhe Shoqëri. Unë pres mbështetje nga të gjitha partitë politike dhe kjo problematikë shumë vjeçare të zgjidhet”, deklaroi Jeton Shaqiri, ministër I Arsimit dhe Shkencës.

Ndërsa Shaqiri paralajmëroi ndryshime në ligjin për arsimin fillor dhe të mesëm, ai gjithashtu paralajmëroi vënien në funksion të teksteve të digjitalizuar për klasën e katërt, të pestë dhe të gjashtë.

“Ato janë të disponueshme në një platformë të veçantë online dhe zyrtarisht mund të përdoren jo si zëvendësim i teksteve të shtypura por edhe si opsion shtesë që mund të lehtësoj procesin e përvetësimit të njohurive. Bëhet fjalë për tekste shkollore që përmbajnë shumë elemente multimedialë si video, foto, ilustrime, kuize dhe përmbajtje të ngjashme që janë të vërtetuara se e bëjnë mësimin interesant për të rinjtë”, tha Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit dhe Shkencës.

Platforma nastava.mk nuk parasheh digjitalizimin e teksteve për klasën e parë, të dytë dhe të tretë pasi sipas Shaqirit rekomandimet pedagogjike thonë që kjo periudhë e zhvillimit të fëmijëve duhet të jetë e fokusuar ndaj librave dhe fjalës së shkruar. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme