Teksti i plotë i kërkesës për komisionin hetimor Rama-McGonigal dhe 44 deputetët që e firmosën atë

Sot në Kryesinë e Kuvendit, u dorëzua dokumenti me firmat e 44 deputetëve të opozitës, që kanë firmosur kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor për çështjen Rama-McGonigal. Po çfare kërkohet në mënyrë specifike në këtë dokument dhe kush janë firmëtarët?

Në vijim, teksti i plotë i kërkesës dhe firmat e deputetëve.

 OBJEKTI: 

Kërkohet ngritja e Komisionit Hetimor të Kuvendit “Për verifikimin e ligjshmërisë të:

(i) Kontakteve dhe marrëdhënieve të Kryeministrit Edi Rama me agjentin special të FBI Charles McGonigal, me shtetasin Dorian Duçka dhe ish-agjentin e Sigurimit të Shtetit Agron Neza, si dhe përfshirja e tyre në marrëdhënie dhe ndërveprim me agjentin special të FBI Charles McGonigal dhe oligarkun rus Oleg Deripaska;

(ii) Nxitjes, ndikimit, porositjes, përdorimit, përfshirë përmes premtimit dhe ofrimit të favoreve, rryshfetit apo pasurive publike, ndaj agjentit special të FBI Charles McGonigal dhe/ose agjentë të tjerë të përfshirë, për përfitime politike të Kryeministrit Edi Rama dhe goditjen apo dëmtimin politik të Opozitës shqiptare;

(iii) Lejimit, lehtësimit dhe favorizimit të bërjes biznes në Shqipëri, përfshirë dhënies së lejeve, licensave, dhe autozimeve shtetërore nga Qeveria apo entitete shtetërore shqiptare, për investimet e oligarkut rus Oleg Deripaska, person i afërt i Vladimir Putin dhe njëkohësisht nën sanksione nga SHBA, dhe që nga data 08.04.2022 i sanksionuar nga Bashkimi Europian dhe Republika e Shqipërisë;

(iv) Hapjes dhe zhvillimit të aktiviteteve të biznesit në Shqipëri të agjentit special të FBI Charles McGonigal; si dhe

(v) Marrëdhënieve të biznesit në Shqipëri të kryera nga, ose ndërmjet shtetasve, Oleg Deripaska, Charles McGonigal, Dorian Duçka, Mark Thomas Rossini, Agron Neza, Shefqet Dizdari, përfshirë të gjithë ortakët, bashkëpunëtorët dhe përfaqësuesit e këtyre të fundit, me kompani vendase apo të huaja në Shqipëri, apo me institucionet shtetërore Shqiptare”.

Neni 77 i Kushtetutës së Shqipërisë, Neni 25 i Rregullores së Kuvendit, si dhe Ligji Nr. 8891, datë 02.05.2002 “Për organizimin dhe funksionimin e Komisioneve Hetimore të Kuvendit”, të ndryshuar.

ImageImageImageImage

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme