Sot, dështoi mbledhja e 38-të e Kuvendit Komunal të Lipjanit , për shkak të mungesës së kuorumit. Në mbledhje ishin vetëm 14 deputet nga 31 deputet sa i ka legjislatura komunale e Lipjanit. Në mbledhje munguan deputetet nga AAK-ja dhe PDK-ja, arsyet e mungesës së tyre nuk janë bërë publike ende. Sot është dashur që të diskutohet për 15 pika të propozuara nga kryetari i komunës për rend të ditës, njëra ndër to ishte e raport i punës së kryetarit për vitin 2016, transmeton Lipjani.info.