Telashet me liberalizimin e vizave, nesër seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit

Me kërkesë të kryeministrit Ramush Haradinaj, nesër do të mbahet seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës ku do të diskutohet për një pako ligjesh që lidhen me agjendën evropiane.

Kështu bëri të ditur kryeparlamentari Kadri Veseli, pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, shkruan Periskopi.

“Seancë të jashtëzakonshme nesër me kërkesën e kryeministrit, ka të bëjë me një pako ligjesh që ka të bëjnë me agjendën evropiane. Prioritet yni mbetet çështja e liberalizimit të vizave. Kjo agjendë nuk do të ndalet. Nesër do të udhëtoj drejt Irlandës posa të kthehemi do ta kemi një takim në Bruksel në Belgjikë, në mënyrë që t’i bindim edhe ato vende që janë skeptike që liberalizimi i vizave është një process i drejtë, që qytetarët tonë e meritojnë lëvizjen e lirë”, ka thënë Veseli.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme