Telefonata nga Greqia ‘zgjoi’ fqinjët! Si u gjetën të vdekur dy të moshuarit në Dropull, komshinjtë: Ishin çift i lumtur, në fshat kanë ndodhur disa raste të…

Shqetësimi i mbesës nga Greqia, duket se është bërë shkak për zbulimin e ngjarjes tragjikë në Dropull, ku burrë e grua, Kosta dhe Kleoniqi Ilia, 84 dhe 88 vjeçe u gjetën të pajetë me shenja dhune në trup, në banesën e tyre.


Mësohet se ka qenë mbesa e të moshuarës ajo e cila ka marrë në telefon fqinjët pranë banesës së të mosharve, pasi këta të fundit nuk i hapnin telefonin.

News 24 raporton se fqinja pas kësaj telefonate shkoi në banesën e çiftit në orën 6 të mëngjesit, ku ka gjetur në fillim të pajetë Kostën të shtrirë në pragun e shtëpisë, pranë tryezës me një shenjë goditje në pjesën anësore të kokës.

Më pas në brendësi të dhomës, ajo ka gjetur dhe Kleoniqin të pajetë me shenja dhune, dhe më pas është njoftuar policia.

Në një prononcim për News 24, një prej banorëve të fshatit, është shprehur se çifti jetonin vetëm de se nuk kishin fëmijë.

Sipas saj ata nuk kanë pasur probleme më njëri-tjetrin, ndërsa thekson se në lagjen e trye ka pasur tentativa vjedhjes në banesa, ku dhe janë dhunuar për vdekje pronarët.

Jetonin vetëm, nuk kishin fëmijë. Një fqinjë tjetër e kanë marrë në telefon nga Greqia, se nuk e ngrenin telefonin ata, i kishin thënë ‘shko si është puna që nuk e ngrenë telefonin’, vajti ajo i gjeti pastaj. Ishin çift i lumtur, punonin. S’kemi dëgjuar gjë për ta. Vjedhje kanë ndodhur, fqinjin lartë e kanë rrahur e çuan në Athinë pastaj ku vdiq”, tregoi ajo.

Teksa ngjarja është e mbuluar me mister, pasi ende nuk dihet nëse është krim në familje apo grabitje, grupi hetimor ka kërkuar mjekun ligjor nga kryeqyteti për të provuar përmes shenjave të ADN nëse bëhet fjalë për ndonjë faktor të huaj në këtë krim, apo është vrasje mes tyre.

Sipas informacioneve të fundit bëhet me dije se kryefamiljari kishte 5 ditë që kishte ardhur nga Athina pasi kishte marrë pensionin, i cili duket se ishte bërë dhe ‘mollë sherri’ mes dy të moshuarve.

Mësohet se i moshuari vuante nga probleme të shëndetit mendor. Çifti nuk kishte fëmijë dhe jetonte vetëm me pension nga Greqia. Deri me tani grupi hetimor nuk ka gjetur armen e krimit (arme e ftohtë).

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme