Telefoni Galaxy S8 mbushet shpejt vetëm kur e ka ekranin të shkyçur

Mbushja e shpejtë është shndërruar në funksion standard te telefonat e mençur sot, andaj nuk ishte befasuese të shohim se si Samsung Galaxy S8 vjen me këtë funksion.

Kur të merret parasysh se edhe disa modele paraprake të telefonave Samsung kanë pasur këtë funksion, atëherë gjithsesi është e pritur që këtë ta ketë edhe modeli më i ri. Por, këtu duhet parasysh një kufizim në të cilin duhet fokusuar.

Ekipi nga faqja Phandroid ka paralajmëruar përdoruesit e telefonit Samsung Galaxy S8, se funksioni i mbushjes së shpejtë punon vetëm nëse ekrani është i shkyçur. Kjo nënkupton se nëse dëshironi që pajisja juaj të mbushet shpejt dhe ta shfrytëzoni përparësinë e këtij funksioni, atëherë nuk mund ta përdorni dhe ta mbushni në të njëjtën kohë, pasi në këtë rast humb funksioni i mbushjes së shpejtë.

Sipas faqes Phandroid, te mbushja e shpejtë nevojiten 1 orë e 37 minuta për mbushjen e baterisë, derisa te mbushja e rregullt nevojiten 2 orë e 51 minuta, transmeton KosovaPress.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme