Megjithëse mediat serbe kishin raportuar se shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet ende, ishte në shoqëri me një grua kur vrau serbin Perica Gavriloviq në Vjenë të Austrisë, telegrafi britanik ka raportuar se shqiptari ishte në shoqëri të tri vajzave serbe.
37-vjeçari Perica Gavrilovic është i lindur në Belacerkë të Serbisë dhe jeta e tij përfundoi të shtunën e kaluar, në orët e hershme të mëngjesit, shkruan Periskopi.
Telegrafi britanik raporton po ashtu se shqiptari, pasi që vrau serbin ka ikur drejt Kosovës, duke u bazuar në fjalët e shokëve të tij në Vjenë.
Siç raporton telegrafi britanik, Gavriloviq me shokun e tij Almir M., 28-vjeç, iu afruan shqiptarit me tri femrat serbe, në një klub nate në Vjenë, duke pyetur tri femrat se përse shoqërohen me një njeri të dyshimtë, duke iu referuar shqiptarit.
Shqiptari A.S më pas thuhet të jetë hedhur në sulm, duke e goditur me thikë në zemër Gavriloviqin, shkruan Periskopi.
Raportohet po ashtu se Perica Gavriloviq disa herë kishte hyrë në konflikte fizike me shqiptarët, për arsye banale.
Pasi që festa kishte përfunduar, në agim, Perica e Almiri kishin dalë nga lokali, ku po i priste shqiptari bashkë me tri femrat serbe.
Sipas informacioneve, thuhet se Perica kishte problem me tri femrat serbe pse rrinin me shqiptarin.
“Keni gjithë ata meshkuj përreth dhe ju harxhoni kohë me disa shqiptarë të dyshimtë”, thuhet të ketë thënë ai. Pas kësaj, shqiptari kishte nxjerrë thikën duke vrarë në Pericën dhe duke plagosur në bark Almirin. /Periskopi
\