Telekom Serbia e konfirmon: Duam të blejmë kompaninë Telekom Albania

Telekom Serbia ka konfirmuar se ka shfaqur interes për të blerë kompaninë Telekom Albania.

Lajmin e bën të ditur agjencia B92.

Qëllimi i kompanisë është edhe blerja e operatorit telefonik në Republikën Srpska.

“Synimi ynë është që të pozicionojmë veten si një lider rajonal në fushën e telekomunikacioneve. Ne kemi bërë një ofertë dhe ajo është duke u shqyrtuar,” bëri të ditur Telekomi serb.

Telekom Albania është operatori i dytë më i madh në Shqipëri.

Më herët, Telekom Serbia ka bërë me dije se ka reduktuar çështjen e borxheve dhe tashmë është momenti i duhur për zgjerim në rajon.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme