Temperatura deri në 36 gradë, ja si parashikohet moti për ditën e sotme në të gjithë vendin

Ditën e diel vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.


Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, pa përjashtuar vranësira të pakta deri mesatare kalimtare gjatë orëve të mesditës dhe pasdites përgjatë relieveve malore në jug të territorit të cilat do të shoqërohen me reshje të dobta shiu e afatshkurtra në formë pikash.

Temperaturat minimale do të jenë 12 gradë Celsius, ndërsa maksimale 36 gradë.

Era  do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, në lugina dhe bregdet hera-herës fiton shpejtësi deri në 10 m/s.

Valëzimi në det do të jetë 1-2 ballë.

Screenshot_3Screenshot_4

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme