Temperaturat deri në -20 gradë / ARRSH: Kujdes! Në këto qytete ka ngrica në rrugë!

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka publikuar të dhënat më të fundit në lidhje me akset rrugore ku duhet të tregojmë kujdes, si pasojë e ngricave të krijuara në to nga temperaturat tepër të ulëta, të cilat kanë shkuar deri në -20 gradë celcius në disa zona.


Sipas pasojë e këtyre ngricave, ARRSH njofton se qarkullimi kryhet pa probleme edhe në ato akse rrugore ku janë konstatuar ngrica, ndërsa shton se qarkullimi me zinxhirë bëhet vetëm në akset Qafë-Thore Theth dhe Kukës-Shishtavec për shkak të pranisë së borës dhe të akullit në rrugë.

Gjithashtu, ARRSH i bën një apel të gjithë drejtuesve të mjetëve që të respektojnë shpejtësinë në rrugë dhe të mos lëvizin pa  goma dimërore dhe zinxhirë.

Njoftimi i ARSSH mbi gjendjen e akseve rrugore në vend:

“Gjatë natës ka pasur temperatura nën 0°C  në të gjithë vendin, në zonat malore kanë arritur deri në -20°C pa krijuar probleme me qarkullimin e mjeteve. Kontraktorët me mjetet borëpastruese kanë qenë në terren kanë bërë shpërndarjen e kripës në të gjitha akset nacionale për të evituar ngricat. Në akset Qafë-Thore Theth dhe Kukës-Shishtavec qarkullimi bëhet me zinxhirë, po punohet për pastrimin nga dëbora. Drejtuesit e mjeteve, duhet të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”, thuhet në njoftimin e ARRSH.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme