Temperaturat do të arrijnë deri në 36°C, ndërsa gjatë pasdites priten reshje të rrëmbyeshme shiu

Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Në disa vende do të ketë kushte për jostabilitet lokal, të shoqëruar me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar.

Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 15 deri në 23 gradë, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 31 deri në 36 gradë Celsius.

Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 21 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 36 gradë Celsius.

Gjatë javës së re të punës do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë, me mundësi për jostabilitet të dobët lokal gjatë orëve të pasdites.

The post Temperaturat do të arrijnë deri në 36°C, ndërsa gjatë pasdites priten reshje të rrëmbyeshme shiu appeared first on Alsat.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme