Gazetare: Melihate Rustemi
Temperaturat e larta kanë mbushur përplot me qytetarë Parkun e Qytetit. Disa pushonin nën hije, një pjesë tjetër shijonte rrezet e diellit ndërsa shumë të tjerë bënin xhiro me biçikletë ose trotinet. Qytetarët që anketuam ankohen për mungesë të hapësirave gjelbëruese.
“Ne banojmë në Kisella Voda, aty rreth nuk kemi parqe të mëdha prandaj këtu vijmë shumë shpesh, në Parkun e Qytetit. U ndërtuan shumë objekte banesore ndërsa parqe nuk ka. A ju mungon Luna Parku? Po, madje nuk më kujtohet si dukej. Për fëmijët do të ishte shumë i nevojshëm”,tha një qytetar.
“Para disa ditësh ishte me shi, sot moti me diell dhe është shumë e këndshme atmosfera për të lozur dhe për aktivitete tjera, për tu ecur”, tha një fëmijë.
Pavarësisht që shijonin në maksimum motin me diell, disa nga fëmijët dhe të rinjtë që takuam u ankuan për mungesë të këndeve për lojëra dhe mungesë higjiene.
“Më shumë kosha, më shumë bar sepse është shumë pis dhe njerëzit të jenë më të kulturuar, mos të hedhin, mos ta shkatërrojnë parkun, këndet e lojërave mos t’i shkatërrojnë. Të jetë pak më pastër, ta bëjmë natyrën më të bukur, të mbjellin më shumë fidanë”, shtoi një tjetër qytetar.
“Çfarë po luani për momentin? Volejboll. Është shumë bukur këtu por duhet të ketë më shumë kënde lojërash. Një rrjet për volejboll, ka rreth tij por mundet edhe këtu në park”, theksoi një tjetër qytetar./Alsat.mk