Temperaturat e larta mbushin parqet, qytetarët: Mungojnë aktivitete

Gazetare: Melihate Rustemi

Moti i ngrohtë gjatë ditës tashmë edhe në sezonin e vjeshtës ka mbushur përplot Parkun e Qytetit këtë fundjavë. Prindërit, e në raste të shumta edhe gjyshërit gjenin mënyra të ndryshme për të argëtuar fëmijët. Mirëpo, shumë prej qytetarëve e madje fëmijëve ankohen për mungesa të shumta në park e madje edhe mungesa e Luna Parkut.

“Mungon Luna Parku, mungojnë aktivitete sportive për fëmijët”, tha një qytetare.

“Si është sot në park? Mirë. Çfarë mungon, çfarë ti dëshiron të ketë në park? Fushë futbolli, gola dhe shumë fëmijë për të luajtur”, tha një fëmijë.

Gjithashtu, ata që shpesh vizitojnë parkun e Qytetit kërkojnë të mirëmbahet pastërtia dhe jo mbeturinat të hidhen gjithandej.

“Bukur është në park. Të mos hedhim mbeturina gjithandej, ta pastrojmë parkun, të kujdesemi për të. Mund të vendosen kënde lojërash për fëmijët më të vegjël ose më të mëdhenj, të mos mërziten, shtoi një tjetër fëmijë.

“Të shtunën dhe të dielën patjetër të vijmë në park”, tha një qytetar.

“Kush si gjendet, ne bëjmë fluturake, fëmijët vrapojnë me to. Ju vet i bëni këto? Po, janë punë dore. I duan fëmijët? Të shtunën, të dielën shikojini fëmijët si vrapojnë, i fluturojnë. Kjo është shumë e dobishme, fitojnë kondicion, të largohen pak nga telefoni, nuk ka gjë tjetër, të bëhen aktiv”, theksoi një tjetër qytetar.

Nga Enti Hidrometeorologjik kanë paralajmëruar se moti me diell do të vazhdoj të na shoqëroj edhe javën që vjen. Temperaturat gjatë ditës do të lëvizin prej 7 deri në 25 gradë celsius./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme