Temperaturat e larta/ Qytetarët të mos dalin pa nevojë pas orës 12 dhe të konsumojnë më shumë lëngje

Gazetar: Avni Tahiri

Nga dje deri sot kemi rritje të temperaturave për dy gradë më shumë ndërsa nga e premtja pritet që temperaturat të kalojnë 40 gradë celsius.

Shmangja e qëndrimit në diell, veshja e rrobave të lehta, mbajtja e kapelës dhe syze për diell, si dhe qëndrim në hapësira me ajër të kondicionuar, janë vetëm disa nga rekomandimet e Institutit të Shëndetit Publik. Qytetarët thonë se në këto temperatura të larta me shpejtësi kryejnë obligimet dhe ikin në shtëpi.

“Ikim të gjejmë ndonjë hije, me shpejtësi kryejmë obligimet, do të durojmë çfarë të bëjmë”, u shpreh një qyetetare.

“Është tepër nxehtë, dhe të bie në kokë menjëherë i nxehti, duhet të kemi kujdes, të ruhemi, të përdorim kremra, të konsumojmë lëngje më shumë dhe do të jemi mirë sigurisht”, tha një tjetër qytetare.

“Duhet të rrinë në shtëpi, të konsumojnë lëngje. Ju dilni kur është nxehet? Jo. Vetëm kur kam nevojë”, theksoi një qytetare.

Sipas mjekëve, rreziku nga komplikimet shëndetësore është më i madh te ata që punojnë ose qëndrojnë në vende të hapura gjatë kohës më të nxehtë të ditës, po ashtu tek personat mbi 60 vjet, fëmijë, gra shtatzëna, të sëmurë kronikë por edhe kategori të tjera. Rekomandohet të konsumohen më shumë lëngje.

Nga Qeveria ende nuk kanë dalë rekomandime për të moshuarit dhe shtatzënat se kur do të lirohen nga puna shkaku i valës së të nxehtit. Nga Instituti për Shëndet Publik dhe komisioni për zbatimin e planit të veprimit për parandalimin e pasojave të valëve të të nxehtit thonë se aktualisht janë duke shqyrtuar planin e veprimeve dhe do të publikojë rekomandimet për shëndetin publik dhe për mbrojtjen e popullatës nga pasojat e valëve të të nxehtit. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme