“Tempulli 4”/ Zbulohen detaje nga operacioni! Droga në formë kartoni, e dizajnuar me personazhin Dr. Seuss dhe prejardhje nga Serbia! Ja si konsumohej lënda narkotike

Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni policor i koduar “Tempulli 4”, nga e cila u vunë në pranga 24 persona në Tiranë të cilët shpërndanin drogë të rrezikshme pranë ambienteve shkollore në kryeqytet.


Siç u raportua e më herët, janë sekuestruar 350 doza drogë sintetike LCD.

Në fakt, kjo lëndë narkotike është tepër e rrallë dhe e vështirë për t’u njohur si drogë.

LDC është një drogë në formë kartoni, e cila konsumohet duke e vënë poshtë gjuhës.

Në këtë rast, droga ishte e “dizajnuar” me personazhin vizatimor Dr.Seusss, duke e bërë më të vështirë identifikimin e saj dhe prejardhjen e kishte nga Serbia.

Sipas burimeve, droga vinte në Tiranë me postë dhe shpërndahej pothuajse në të gjithë kryeqytetin.

Droga LCD është një drogë e cila sjell pasojë të rënda shëndetësore te të rinjtë deri në humbjeje jete.

LEXO EDHE:

Operacioni “Tempulli 4″/ Goditet grupi kriminal i narkotikes në Tiranë, shpërndanin kokainë pranë shkollave, në pranga 24 persona (EMRAT)! Tonin Vocaj: Ja çfarë u sekuestrua

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme