Ten Hag i lumtur me Rashford, por i vendos një objektiv anglezit për sezonin e ri

Marcus Rashford ka pasur njërin nga vitet më të mira në karrierën e tij këtë sezon me Manchester United.

Sulmuesi anglez ka qenë pikë referuese në repartin ofensivë të Djajve të Kuq duke shënuar e asistuar në çdo ndeshje.

Njeriu i këtij sezoni te United ishte padyshim Marcus Rashford i cili deri më tani ka realizuar plot 30 gola në të gjitha garat, duke dhuruar edhe 11 asistime për bashkëlojtarët e tij.

Megjithatë, trajneri i United, Erik Ten Hag pret që këtë shifër sulmuesi ta rrisë në sezonin e ardhshëm.

“Mendoj se Rashford mund të përmirësohet edhe më tepër. Jam i bindur se mund të shënojë më shumë se 30 gola sepse ju kujtoj se në këto dhjetë ndeshjet e fundit nuk ka shënuar shumë dhe shifrat mund të ishin edhe më të mira”.

Ten Hag është i lumtur për sezonin e Rashford, por ai pret që sezonin tjetër sulmuesi anglez të realizoj 40 gola në të gjitha garat.

“Skuadra e ka mbështetur shumë dhe jemi të lumtur, por sezonin tjetër pres që ai të shënojë 40 gola. Ky është hapi i radhës për Rashford”, deklaroi trajneri holandez.

25-vjeçari këtë edicion realizoi 17 gola në Ligën Premier, një në FA Cup si dhe nga gjashtë në Ligën e Evropës dhe EFL Cup.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme