Tenderi 270 milionë lekë i Bashkisë Tiranë përfundon në KPP, skualifikohen 7 ofertat më të mira

Tenderi i Bashkisë së Tiranës që kishte si objekt rikualifikim urban të bllokut që kufizohet me bulevardin “Bajram Curri”, bulevardin “Petro Nini Luarasi”, rrugën “Taulantia” dhe rrugën “Ali Demi”, ka përfunduar në Komisionin e Prokurimeve Publike

Ankesa është regjistruar ditën e hënë dhe denoncimi është bërë nga kompania pjesëmarrëse në garë “Curri” që kishte dhe ofertën më të mirë, por që u skualifikua nga gara.

KPP nuk ka publikuar ende ankesën e plotë të subjektit në fjalë, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që arsye të jenë kriteret e vëna në tender.

Për projektin do të shpenzohen 270 milionë lekë, ose 2.3 milionë euro ndërsa për të kishin shfaqur interes 10 kompani.

Bashkia Tiranë ka skualifikuar 7 ofertat më të mira për të shpallur fitues bashkimin e operatorëve që përbëhet nga “LIQENI VII” dhe “BALILI KONSTRUKSION” që kishte kërkuar sa 77% të vlerës së tenderit për të realizuar punën.

Ndërkohë subjekti “Curri” që kishte dhe ofertën më të arsyeshme me rreth 511 mijë euro më pak se fituesi, është skualifikuar nga gara, pasi sipas institucionit që drejtohet nga Erion Veliaj, nuk ka deklaruar dy punonjësit hidraulik në formularin vetëpërmbledhës, si dhe nga 3 mjetet ekskavator të kërkuara ka deklaruar vetëm dy.

 

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme