Prokuroria e Posaçme mësohet se ka nisur hetimet për një aferë të dyshuar korruptive në tenderin 50 milionë euro për mirëmbajtjen e rrugëve nacionale.
Nisja e hetimeve vjen pasi rezultoi se ARRSH kishte kualifikuar një kompani me letra false në njëri nga katër lotet e tenderit.
Bëhej fjalë për lotin 2, i cili kishte fond limit prej 1.1 miliardë lekësh ose rreth 12 milionë euro.
Mësohet se SPAK ka nisur shkresë zyrtare në ARRSH, ku i kërkon këtij institucioni informacion dhe vënien në dispozicion të dokumentacionit për proçedurën në fjalë të prokurimit.
Fillimisht ky tender u kallëzua në prokurorinë e Tiranës. Por burimet pohojnë se tashmë ka hyrë në lojë SPAK, në atë që dyshohet si farsa 50 milionë euro e mirëmbajtjes së rrugëve.
Nuk dihet nëse SPAK do t’i shtrijë hetimet edhe tek Komisioni i Prokurimeve Publike.
Kjo pasi, veprimet e paligjshme të ARSH, e cila kualifikoi kompaninë Bami me letra false, u çertifikuan edhe nga KPP përmes një vendimi skandaloz./ Kapitali
The post Tenderi 50 mln euro për mirëmbajtjen e rrugëve/ Kualifikoi kompaninë “Bami” me letra false, burime: SPAK merr nën hetim drejtorin e ARRSH, Ami Kozeli appeared first on Gazeta Shqiptare Online.



