Tenderi i Unazës së Re: Merret në pyetje kreu i ARRSH, Afrim Qendro

Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar merret në pyetje në Prokurorinë e Tiranës. Mësohet se Afrim Qendro aktualisht ndodhet në prokurori dhe po pyetet për skandalin e tenderit për ndërtimin e Unazës së re

Mësohet se një ditë më parë në Prokurorinë e Tiranes u pyetën edhe pesë anëtarët e vlerësimit të ofertave.

Afrim Qendro po merret aktualisht në pyetje nga oficerët e Policisë Gjyqësore, për një tender që pasi u anulua dhe u rishpall, nxori në pah edhe diferenca të mëdha çmimesh.

Në tenderin e anuluar, kompania “DH Albania” e fitoi kontratën për ndërtimin e lotit të parë me një çmim prej 2.24 miliardë lekësh, ose rreth 18 milionë euro. Ndërkohë, në tenderin që u zhvillua këtë të hënë, ofertat zbritën ndjeshëm.

Sipas dokumenteve të tenderit, një bashkim kompanish shqiptare ka ofruar ta ndërtojë lotin e parë të “Unazës së re” me çmim 1.77 miliardë lekë, ose 14.1 milionë euro. Pra 3.8 milionë euro më pak sesa tenderi i parë.

Vlera e kursyer në vetëm një lot do të mjaftonte për ndërtimin e një shkolle të re, e nëse do të ishte zhvilluar e njëjta garë edhe në dy lotet e tjera, atëherë taksapaguesve mund t’u kurseheshin deri në 10 milionë euro.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme