Tenderi sekret milionësh i Byrosë së Sigurimeve

Në një proces të dyshimtë tenderues dhe me gjithë vërejtjet e BQK-së, kompania “Alt3c” ka fituar për herë të dytë kontratën milionëshe për sistemin “Bonus-Malus” në Byronë Kosovare të Sigurimeve.

Gazeta “Zëri” ka siguruar dokumentacion për milionat që fitoi kjo kompani nga kjo kontratë dhe dyshimet për afërsi me Gani Thaçin, zyrtar i lartë në këtë institucion.

Pavarësisht vërejtjeve të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) dhe përmes një procesi të dyshimtë tenderues, në janar të këtij viti kompania “Alt3c” ka fituar për herë të dytë radhazi tenderin milionësh për sistemin “Bonus-Malus” në Byronë Kosovare të Sigurimeve (BKS).

Sikurse edhe herën e parë në vitin 2013, procesi i tenderimit për këtë tender u zhvillua në mënyrë jotransparente.

Detajet e kontratës së re nuk janë bërë publike prej asnjërës prej institucioneve të përfshira në këtë proces, shkruan tutje “Zëri”.

Pavarësisht insistimit të gazetës as Banka Qendrore e Kosovës si rregullator i industrisë së sigurimeve, as Byroja si autoritet kontraktues e as kompania fituese nuk kanë pranuar t’i shpalosin detajet e këtij tenderi.

Nga Byroja kanë refuzuar krejtësisht të flasin. Ndërsa zyrtarë të kompanisë “Alt3c” kanë konfirmuar për gazetën se më 1 janar 2018 ka përfunduar kontrata për sistemin “Bonus-Malus” dhe se po këtë muaj është shpallur tenderi i ri.

Ky tender nuk mund të gjendet as në uebfaqen e Byrosë e as në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP)..

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme