Përballja derbi në mes skuadrave të Shkëndijës dhe FC Shkupi, në kuadër të javës së parafundit të Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë, kaloi me disa incidenteve dhe situatave të tensionuara brenda dhe jashtë stadiumit në Tetovë. Në prag të ndeshjes, tifozët e FC Shkupit, “Shvercerët” edhe pse në mënyrë të organizuar u nisën nga Çairi, ata u ndaluan në daljen e parë nga Shkupi nga ana e forcave të mëdha policore, me pretekst se nuk kanë leje nga organizatori i ndeshjes që të jenë prezent në stadum, pasi që i njëjti nuk mund të garantojë sigurinë, shkruan Asat.
Ndërkohë në hyrje të stadiumit në Tetovë, pjesa e kryesisë së FC Shkupit dhe futbollistët, u sulmuan nga tifozët vendas, në momentin kur iu drejtuan zhveshtores. Një flakadan u hodh në drejtimin e tyre, me çrast një futbollist i FC Shkupit ishte shtrirë në tokë. Pjesa e tensionit u transferua edhe në terrenin e gjelbër, ku kishte disa herë ndërprerje të ndeshjes, për shkak të hedhjes së mjeteve prioteknike dhe gjesendeve në terrenin e gjelbër, ndërsa në fillim të pjesës së dytë, një futbollist mysafirë u godit me gjësend të fortë dhe u detyrua të kërkojë ndihmë mjekësore. Në ditët në vijim, pritet që të deklarohet Komisari i Garave dhe ai i Disiplinës pranë Federatës së Futbollit në lidhje me këto incidente brenda dhe jashtë stadiumit. /Alsat.mk