Tensione në Kuvend, a do të ketë zgjedhje në Maqedoni më 12 prill?

Tensione dhe paqartësi kanë shoqëruar punën e Kuvendit gjatë gjithë ditës deri në orët e vona të natës. Seanca plenare për Ligjin e Prokurorisë Publike u hap por nuk u zhvillua debat.

Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi kërkoi takim të liderëve nënshkrues të Marrëveshjes së Përzhinës për t’u dakorduar nëse partitë duan zgjedhje më 12 prill. Reagimi i Xhaferit erdhi pas statusit në rrjetin sociale Facebook të sekretarit të përgjithshëm të LSDM-së Lupço Nikollovski i cili kishte shkruar se është koha që LSDM-ja të formojë shumicë të re parlamentare dhe të punojë për zgjedhje të rregullta dhe jo zgjedhje të parakohshme, në rast se edhe më tej pengohet sjellja e ligjeve të rëndësishme.

Jozyrtarisht, përplasjet vinë pasi BDI-ja ka kushtëzuar votimin e Ligjit për Prokurorinë Publike me ndryshimet e Kodit Zgjedhor dhe balancimin e njësive zgjedhore.

Për nesër (14.02.2020) është caktuar edhe seancë për shkarkimin e ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Rashela Mizrahi kurse për në datë 16 shkurt, Xhaferi ka dorëzuar nismë për shpërndarjen e Kuvendit.

Fatlume Dervishi

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme