Tensione në mbledhjen e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime në Maqedoni

Tensione në mes deputetëve të LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së ka pasur sot në mbledhjen e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, për miratimin e rendit të ditës.

Deputeti i LSDM-së Kosta Kostadinov, e ka akuzuar partinë opozitare OBRM-PDUKM, se bllokon punën e këtij komisioni.

Në një postim në Facebook, Kostadinov shkruan se në seancën e sotme të Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, ka pasur kërcënime verbale nga ana e deputetëve të OBRM-PDUKM-së.

“Bllokada, bojkoti i OBRM-PDUKM-së të shihet para syve të të gjithë opinionit dhe të nxirret para gjykimit të popullit. Marrje të mirkofonit, kërcënime verbale, sulme ndaj shërbimeve dhe deputetëve, thënë me një fjalë – dhunë. Të nderuar qytetarë, ku siguroj që edhe përkundër këtyre tentimeve për bllokim, arritëm të miratojmë rendin e ditës”, shkruan Kostadinov.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme