Ndërsa deputetët kanë hyrë brenda Kuvendit për seancën e sotme plenare, qytetarët janë mbledhur para godinës për protestën e radhës.
Mësohet se efektivët kanë ndaluar disa persona, të cilët në ato momente ndodheshin në anë të rrugës, pranë një biznesi që ndodhet afër Parlamentit.
Mes të shoqëruarve nga forcat e rendit është edhe eksperti i IT-së dhe aktivisti, Gent Progni. Ende nuk dihen shkaqet e sakta të këtij shoqërimi, ndërsa situata mbetet tejet e tensionuar në të gjithë zonën përreth Parlamentit.
The post Tensione para Kuvendit, policia shoqëron disa protestues, mes tyre aktivisti Gent Progni appeared first on Gazeta Shqiptare Online.



