Tensionet me Kinën/ Njësitë speciale të SHBA prej një viti në Tajvan

Në kulmin e tensioneve mes Kinës dhe SHBA, një raport i ri thekson se SHBA ka vendosur prej më shumë se një viti një njësi speciale të forcave të armatosura në Tajvan. Sipas ‘Guardian’, kjo njësi kujdeset për stërvitjen ushtarake të trupave tajvaneze.

Trupat speciale amerikane janë vendosur në Tajvan gjatë administratës së Trump, por prezenca e tyre nuk ishte raportuar deri më tani.

Ky lajm vjen në kohën kur presidentja e Tajvanit, Tsai Ing-wen tha se vendi i saj do të bëjë çfarëdo që të jetë e nevojshme për të mbrojtur lirinë dhe jetesën demokratike.

“Tajvani nuk kërkon konfrontim ushtarak, por do bëjmë atë që duhet për të mbrojtur lirinë tonë,”t ha ajo.

Trupat amerikane janë larguar nga Tajvani në vitin 1979, kur Uashingtoni vendosi marrëdhënie diplomatike me Kinën.

Kina ka paralajmëruar SHBA që të mos e ndihmojë Tajvanin ushtarakisht. Vendi komunist ka theksuar se Lufta e Tretë Botërore mund të shpërthejë në çdo moment, nisur nga ajo që po ndodh në Tajvan.

Ekspertët druhen se Kina mund të ndërmarrë veprime ushtarake ndaj Tajvanit brenda pak vitesh.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme