Tensionet ndërmjet serbëve përshkallëzojnë në përplasje fizike

Tensionet e shpeshtuara ndërmjet serbëve, javët e fundit janë përshkallëzuar me përplasje dhe kërcënime fizike.

Kryetari i Partisë së Serbëve të Kosovës, Aleksandër Jablanoviq, të dielën është përfshirë në një zënkë me armë me aktivistë të Listës Serbe, shkaku i vendosjes së disa posterëve në Komunën e Leposaviqit.

Për disa orë Policia e Kosovës, ka shoqëruar në stacionin e Leposaviqit, Aleksandar Jablanoviqin, ku pas kontrollit atij i është gjetur një armë zjarri, si dhe është konfirmuar se ai ka qenë nën ndikimin e alkoolit.

Prokurorja kujdestare në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës, Fetije Bajrami, ka thënë për “Kohën Ditore” se ende nuk është zbardhur e vërteta për rastin dhe se gjithçka do të dihet të martën, pasi t’i shqyrtojnë të gjitha deklaratat e dëshmitarëve, disa prej të cilave kanë qenë “kontradiktore”.

Sipas asaj që ka thënë Bajrami, do të vërtetohet nëse Jablanoviq e ka armën me leje.

“Fillimisht duhet qartësuar atë se Jablanoviq nuk e ka përdorur armën. Sa i përket incidentit, fillimisht ka pasur një shtyrje, i ka ra arma në tokë, të cilën e ka marrë pastaj gruaja e tij. Nesër do ta shohim se a e ka armën me leje apo leje. Diçka tjetër nuk ka pasur. Do t’i shqyrtojmë deklaratat e gjashtë dëshmitarëve sepse fillimisht ka pasur kundërthënie mes tyre”, ka thënë Bajrami.

Pas intervistimit, Jablanoviq dhe bashkëshortja e tij janë liruar. Edhe Jablanoviq ka mohuar t’ia ketë drejtuar armën aktivistëve të ish-partisë së tij, të cilët kishin vendosur disa posterë afër atyre të partisë së re të ish-ministrit serb për Kthim dhe Komunitete, Aleksandër Jablanoviq.

Por kryetari i Listës Serbe, Sllavko Simiq, ka thënë se Jablanoviq ka nxjerrë armën duke kërcënuar se do të shtijë në drejtim të aktivistëve të Listës Serbe për shkak se kanë ngjitur “posterë të partisë sonë”.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme