Tensionet para parlamentit, shkon në 5 numri i protestuesve të shoqëruar nga policia

Pesë qytetarë janë shoqëruar nga Policia e Shtetit gjatë protestës së zhvilluar para Kuvendit të Shqipërisë, pas tensioneve të regjistruara gjatë tubimit.

Sipas informacioneve paraprake, personat janë shoqëruar në Komisariatin nr. 1 në Tiranë.

Protesta vijon ende para Parlamentit, ku qytetarët kanë rrethuar godinën dhe kanë vijuar me thirrjet kundër qeverisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Në zonë vijon të ketë prani të shtuar të forcave të policisë dhe efektivëve të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), për monitorimin e situatës.

The post Tensionet para parlamentit, shkon në 5 numri i protestuesve të shoqëruar nga policia appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme