Grupi hetimor po këqyr kamerat e sigurisë për të kuptuar se si ka përfunduar lënda plasëse artizanale e krijuar me nitrat që shpërtheu brenda perimetrit të burgut të Fushë Krujës.
Blutë po kontrollojnë pamjet në burgun e Fushë Krujës, si edhe përreth zonës pasi dyshohet se autori ka qenë jashtë dhe ka hedhur lëndën plasëse pranë gjeneratorit.
Megjithatë po hetohet për të kuptuar se si është vendosur lënda plasëse artizanale me nitrat brenda perimetrit të burgut.
Ndërkohë ka dyshime se shpërthimi me tritolin me nitrat ka ndodhur për të krijuar rrëmujë ose ka qenë një tentativë arratisje.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:45 dhe shpërthimi ka ndodhur brenda perimetrit të burgut të Fushë-Krujës.
Sipas policisë, nga shpërthimi nuk ka pasur persona të lënduar dhe as dëme materiale.
“Rreth orës 22:45, ka ardhur një telefonatë në sallën operative të DVP Tiranë, se është dëgjuar një shpërthim brenda perimetrit të IEVP Fushë-Krujë.
Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar dhe as dëme materiale.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe përcaktimin e llojit të shpërthimit”, njoftoi policia.