Më 10.05.2024 në ora 23.18 në SPB Shkup V.L. nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 21:30 në Kej “Dimitar Vlahov”, në afërsi të objektit të MANU-së në Shkup, një person ka hyrë në automjetin e tij të pasagjerëve dhe i ka kërkuar para nën kërcënimin e armës, njofton MPB.
MPB shton se më pas të dy me automjetin e personit janë drejtuar drejt bankomatit, ku personi me kartelat e pagesës së denoncuesit ka tentuar të tërheqë para, por nuk ka arritur.
Po merren masa për zbardhjen e rastit.