Tentim plaçkitja e kolegjit Iliria, krim i pafalshëm ndaj rinisë studentore

Xhevdet Pozhari

Nëse vellau im në vitin 2009, thuajse 10 vite më parë, nuk do të regjistrohej në të ashtuquajturin “kolegj Iliria”, kurrë nuk do ta kuptoja shkallën e lartë të manipulimeve që ky “institucion” ushtron ndaj studentëve, veçanërisht ndaj atyre që i ndërprejnë studimet!

Vëllau im pas përfundimit të vitit të I-rë i ndërpreu studimet si rezultat i pakënaqësisë me cilësinë e arsimimit në këtë kolegj. Dje, nga permbaruesi atij i arriti kërkesa për pagesën e shërbimeve fiktive! Sipas tyre, vëllau im nuk e kishte paguar këstin e 4-ert të vitit të parë dhe se i njëjti ka vijuar dy vite “akademike”, siç parapëlqejnë ta kualifikojë veten ky “universitet”.

Pagesa e këstit të katërt figuron në vetë sistemin kompjuterik, njëjtë si të gjitha këstet tjera me datë dhe orë të saktë. Njëjtë sikundërse figuron edhe ndërprerja e studimeve.

I prirë nga bindja se gabimet janë njerëzore, bashkë me vellaun shkuam ta sqarojmë këtë lëshim të këtij kolegji. Por, ajo që u ballafaquam ishte një realitet trishtues! Në korridor dhe administratë zinin vend plot të rinj të mllefosur që këtij institucioni që duhej të shërbente për dije, ia kishin mësyer me akuza për plaçkitje, manipulime, madje edhe të atillë që kërkonin të qeronin hesape me menaxhmentin i cili iu kishte ngarkuar shuma mbi 1.000 Euro për shërbime që kurrë nuk ua kishte ofruar. Madje, duke pretenduar edhe se disa pagesa nuk janë kryer, kur që të njëjtat figurojnë në sistem!

Ajo që mbetet në këtë rast është angazhimi i një avokati. Duhesh të harxhosh kohë dhe të shpenzosh para për t’u mbrojtur nga këta plaçkites të mirëorganizuar. Nga këta që duan të përfitojnë mijëra euro në emër të shërbimeve të pa ofruara dhe paraqitjes së dëshmive të rrejshme për mospagesa që lehtësisht i verifikon sistemi.

Mirëpo ajo që duhet ta ketë parasysh çdo student që rreketohet nga kolegji Iliria është se ky “institucion” duhet paditur edhe për tentativën e këtij mashtrimi kolektiv. Duhet deponuar të gjitha akuzat për tentim të plaçkitjes dhe vënies në lajthitje të sistemit të drejtësisë dhe vetë studentëve.

Nëse ka mbet një trohë shtet, një copëz drejtësi në këtë vend, këta matrapazë duhet të përfundojnë prapa grilave. Këta nuk duhet ta edukojnë rininë tonë, por duhet të korrektohen aty ku e kanë vendin.

Ndyrësira! Matrapazë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme