Policia e Kërçovës ngriti padi penale kundër S.R. (73) nga fshati
Greshnicë për shkak të ekzistimit të bazës për dyshim për vepër të kryer penale “tentim për vrasje”.
MPB kumtoi se më 17 gusht rreth orës 8:00 në fshatin Greshnicë, në oborrin e tij me thikë në bark i
ka shkaktuar lëndim vëllait Q.R. (80). Në ngjarjen i ka paraprirë zënkë mes vëllezërve.