Tentimvrasje para Gjykatës Themelore në Prishtinë

Policia ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme ka ndodhur një vrasje në tentativë në parkingun e Pallatit të Drejtësisë në Hajvali.

Deri te kjo kishte ardhur kur tre të dyshuar ishin përleshur pas një seance gjyqësore.

“Raportohet se pas një seance gjyqësore, në parking të veturave ka ardhur deri te përleshja ndërmjet tre të dyshuarve meshkuj K-shqiptarë”, thuhet në raport.

“Njësia policore ka arritur të arrestojë dy të dyshuar dhe nga njëri ka konfiskuar një revole me tetë fishekë, ndërsa i dyshuari i tretë gjendet në arrati”, thuhet më tej në njoftim.

Sipas policisë, njëri nga të dyshuarit ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme