Tentoi të djegë me benzinë bashkëshorten e tij, ministrja e Shëndetësisë për ngjarjen në Korçë: Mjekët po bëjnë më të mirën për Melisën! Të qëndrojmë kundër dhunës dhe mbështesim të gjitha gratë që…

Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi këtë të shtunë në Korçë, ku një burrë dogji me benzinë ish-bashkëshorten.


Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo thotë se mjeket e shërbimit të Djegie-Plastikës në QSUNT po bëjnë më të mirën e mundur për Melisa Trëndafilin.

Sakaq, Koçiu inkurajon institucionet përgjegjëse për ndalimin dhe dënimin maksimal të Bledar Trëndafilit.

Reagimi i Ministres se Shendetesise:

Mjeket e shërbimit të Djegie-Plastikës në QSUNT po bëjnë më të mirën e mundur për Melisën, vajzën, nënën e dy femijëve të vegjël nga Korça, e cila u sulmua sot në mënyrë brutale nga një “burrë” frikacak, që duhet të ishte krahë saj për ta mbështetur në rritjen e edukimin e fëmijëve, por që sot në mënyrë tinzare vendosi të kthehet në agresorin e saj, nënës së fëmijëve të tij.

E teksa inkurajoj institucionet përgjegjëse për ndalimin dhe dënimin maksimal të tij, i jam pranë me zemër familjes së Melisës. Askush nuk duhet të përjetojë një dhimbje të tillë.

Do të qëndrojmë kundër dhunës dhe mbështesim të gjithë ato gra që bëhen viktima të këtyre “burrave” që meritojnë ndeshkim maksimal. Kjo është një betejë që askush nuk e fiton dot vetëm, ndaj bashkë duhet të punojmë shumë e të bëjmë të pamundurën, të parandalojmë ngjarje si kjo e sotmja.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme