Një incident i rrezikshëm ka ndodhur gjatë një fluturimi nga Gjeneva për në Prishtinë, ku një shtetas shqiptar ka tentuar të hapë derën e avionit ndërsa ishte ende në ajër.

Sipas dëshmitarëve, i riu ka pasur një sjellje jo normale para se të përpiqej të hapte derën e emergjencës.

Kjo ka shkaktuar panik te pasagjerët, por reagimi i tyre ka qenë i menjëhershëm.

Disa prej udhëtarëve janë hedhur mbi të në përpjekje për ta neutralizuar dhe për të parandaluar një ngjarje potencialisht tragjike.

Situata është vënë nën kontroll falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë, e cila ka arrestuar të dyshuarin sapo avioni ka zbritur.

Shqiptari nga ana tjetër ka ofenduar dhe folur me tone të ashpra.

Ende nuk dihen motivet e këtij veprimi, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.