Tentoi të kalonte në Shqipëri 15 mijë euro të padeklaruara, procedohet penalisht 49 vjeçari me origjinë malazeze

Një 49 vjeçar me origjinë malazeze është proceduar penalisht nga uniformat blu pasi tentoi të kalonte në Shqipëri 15 mijë euro të padeklaruara.


Shtetasi malazez me inicialet F.D.,  banues në Ulqin, është kapur nga policia kufitare e Morinës, teksa iu bë një kontroll i detajuar në automjetin e tij tip “Audi”.

49 vjeçari ndodhet në gjendje të lirë e akuzohet për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Çështja i është kaluar Prokurorisë së Kukësit për veprime të mëtejshme.

Njoftimi: 

Tentoi të fuste në Shqipëri, 15 000 euro, pa i deklaruar, procedohet penalisht 49-vjeçari (shtetas malazez).

Sekuestrohet shuma e parave.

Shërbimet e Policisë Kufitare, krahas zbatimit të marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Kosovës, kanë rritur vigjilencën për goditjen e paligjshmërive në kufi. Në këtë kuadër, në bashkëpunim me autoritetet doganore, në hyrje të RSh-së, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, automjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin malazez F. D.

Gjatë kontrollit u gjetën 15 000 euro, të cilat ky shtetas po tentonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin malazez F. D., 49 vjeç, banues në Ulqin, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme