Janë sekuestruar disa pije alkoolike të cilat një person me një veturë me targa serbe tentoi t’i kontrabandonte përmes zonës kufitare mes Serbisë dhe Kosovës.
“Në brezin kufitar qe lidh fsh.Breznice-SRB me fsh.Karaqeve e poshtme -RKS është ndaluar automjeti VW passat me targa serbe. Gjatë kontrollit të automjetit është parë se i njëjti kishte të ngarkuar mallra si të fshehura (pije alkoolike – birra) ne tentim për të i kontrabanduar”, tha Dogana në njoftim.
Ajo tha gjithashtu se njësitet e saj pastaj kanë kryer edhe një kontroll në një lokal ku ishin të destinuara mallrat, ku edhe aty janë hasur pije alkoolike, me prejardhje nga Serbia pa dokument përkatës, raporton Klankosova.tv.