Tentoi të përdhunojë 8-vjeçaren, varet në qelinë e burgut profesori

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në burgun e Shkupit, në Maqedoninë e Veriut, ku një i burgosur i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvarur.

Mediet raportojnë se viktima është profesori S. M., nga fshati Poroj i Tetovës, i cili ndodhej në paraburgim që prej shkurtit të këtij viti.

Ai akuzohej për tentativë përdhunimi ndaj një të miture 8-vjeçare, ndërsa mësohet se është varur në qelinë e burgut.

Me urdhër të Prokurorit Publik trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Mjekësinë Ligjore.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme