Tentoi të përfitojë rrejshëm pensionin e veteranit, dënohet me kusht nga Gjykata e Pejës

Pas pranimit të fajësisë, Gjykata Themelore në Pejë, e ka dënuar me gjashtë muaj burgim me kusht, të akuzuarin për legalizim të përmbajtjes së rreme, të mbetur në tentativë, Skender Haziraj.

Sipas aktgjykimit të shpallur nga gjykatësi Shaqë Curri, dënimi me burgim s’do të ekzekutohet nëse i akuzuari Haziraj nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale brenda një viti.

Atij i është shqiptuar edhe dënimi plotësues, urdhri për publikimin e aktgjykimit, si dhe është obliguar të paguajë paushallin gjyqësor në shumë prej 20 eurove, dhe taksën për kompensimin e viktimave të krimit në shumë prej 30 eurove.

Pas leximit të akuzës nga prokuroja Lumturije Vuçetaj, i akuzuari është deklaruar fajtor për veprën penale me të cilën ngarkohet, duke shprehur keqardhje për veprën e kryer.

Pranimin e fajësisë e ka mbështetur edhe prokurorja Vuçetaj, e më pas e ka aprovuar edhe gjyqtari Curri.

Fillimisht, më 31 maj 2018, Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit Skender Haziraj, për veprat penale “falsifikim i dokumentit” dhe “legalizimi i përmbajtjes së rreme”, mirëpo në fillim të seancës fillestare, prokurorja hoqi dorë nga vepra penale “falsifikim i dokumentit”, e cila më pas ka bërë rikualifikimin e veprës penale “legalizimi i përmbajtjes së rreme”, të cilën e ka lënë në tentativë.

Ajo po ashtu ka konstatuar që në aktakuzë e shton propozimin, që të pandehurit t’i shqiptohet dënimi plotësues, përkatësisht urdhri për publikimin e aktgjykimit.

Ndryshe, i pandehuri Skender Haziraj, akuzohej se më 15 shkurt 2018, pranë Departamentin për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve të Luftës, dhe Viktimave Civile, në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), zyra në Pejë, ka tentuar të vë në lajthim organin në fjalë.

Në akuzë thuhet se i pandehuri që ta vërtetojë një çështje të pavërtetë, të paraparë për të shërbyer si provë në çështje ligjore, ka prezantuar dokumente të falsifikuara, me qëllim që të përfitojë nga paga e pensionit të veteranit luftëtar të UÇK-së.

Sipas këtyre veprimeve, ai akuzohej për veprën penale “legalizim i përmbajtjes së rreme të mbetur në tentativë”, nga neni 403, paragrafi 2, lidhur me paragrafin 1, e lidhur me nenin 28, të KPKR-së.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme