Tentoi të vetëvritej duke u hedhur nga kati i dytë i banesës, në pranga bashkëjetuesi i saj! 24 vjeçari ushtroi dhunë ndaj të resë! Ja si paraqitet gjendja e saj

Ushtroi dhunë ndaj bashkëjetueses së tij, e cila si pasojë e dhunës tentoi të vetëvritej duke u hedhur nga kati i dytë i banesës, arrestohet 24-vjeçari.


Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit se mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:30, një shtetase ishte vetëhedhur nga kati i dytë i banesës, menjëherë kanë organizuar punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin E. H., 24 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes” mbetur në tentativë, parashikuar nga nenet 130/a dhe 99 e 22 të Kodit Penal.

24-vjeçari dyshohet se mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:30 ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij, e cila si pasojë e dhunës është vetëhedhur nga kati i dytë i banesës. Aktualisht ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme