Tentoi t’i largohej patrullës së policisë teksa ishte nën efektin e drogës, 29-vjeçari përplas me automjet dy efektivë

Një 29-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi në gjendje të dehur nga lëndët narkotike përplasi një automjet të policisë, duke lënduar dy efektivë.


I riu, me inicialet S. Xh., dyshohet se gjatë drejtimit të automjetit në kushte të papërshtatshme, ka tentuar t’i shmanget një patrulle policore. Në përpjekje për t’u larguar, ai ka përplasur një automjet të shërbimit të rendit, duke shkaktuar dëmtime te dy punonjës policie, të cilët morën ndihmë mjekësore në spital.

Pas ndalimit të tij, policia ushtroi kontroll në banesën e të arrestuarit, ku gjeti dhe sekuestroi një sasi lënde të dyshuar narkotike, e llojit kanabis, e cila u mor në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin S. Xh., 29 vjeç. Ky shtetas me automjetin që dyshohet se e drejtonte në efektin e lëndëve narkotike, pasi ka parë shërbimet e Policisë ka përplasur një automjet policie, gjatë tentativës për t’u larguar.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar 2 punonjës policie, të cilët morën asistencë mjekësore në spital. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës, shërbimet e Policisë, i gjetën një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabisi, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme