Tenton të rrëmbejë 3 persona nën thirrjen “Allahu Akbar”, pranga kosovarit

Një shtetas kosovar është vënë në pranga nga policia e Vlorës ditën e sotme pasi për 2 orë me radhë ka terrorizuar banorët në vende të ndryshme të qytetit.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se personi i arrestuar është Dijar Xhema, 29 vjeç, lindur e banues në Mitrovicë, Kosovë. Sipas policisë, arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi  ka dhunuar fizikisht, psikologjikisht dhe ka tentuar të rrëmbejë me mjetin e tij “Audi” me targa  KS02300CO, tre shtetas me inicialet: B.N, N.I, dhe F. D.  në vende të ndryshme të qytetit të Vlorës brenda një harku kohor prej 2 orësh. Këto veprime ky shtetas i ka shoqëruar me thirrjet në vende dhe ambiente publike si “Allahu Akbar”, “Jam i dërguari i Allahut”, dhe “Do ju vras të gjithëve”.

Pas  informacioneve të dhëna nga qytetarë dhe reagimi në kohë rekord i  strukturave  të policisë u lokalizua dhe u neutralizua autori i dyshuar i  këtyre akteve duke bërë kështu parandalimin e disa ngjarjeve të rënda kriminale me pasoja dhe impakt në publik.

Gjatë arrestimit dhe në ambientet e shoqërimit në polici ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë.

Gjatë kontrollit në automjetin e tij u gjet një sasi lënde narkotike e dyshuar si kanabis sativa.

Sipas policisë, ky person paraqet rrezikshmëri të theksuar shoqërore pasi në Kosovë është i evidentuar si person me precedent kriminal për tendencën e vrasjes, rrëmbim, dhunim personi, dhunim i punonjësve të organeve ligjzbatuese, mbajtje dhe përdorim pa leje të armëve të zjarrit.

/ Top Channel

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme