Tentuan vrasjen e “kapos” së drogës, SPAK jep pretencën për “Kep Rapin” dhe ish-shefin e krimeve Dedan Gjonin! Ja nga sa vite burg ka kërkuar

Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën e saj për Rexhep Rapin, i njohur si “Kep Arani”, për nipin e tij Algert Rapin dhe ish-shefin e krimeve në Policinë e Shtetit, Dedan Gjoni, të cilët organizuan planin e vrasjes së “kapos” së drogës, Xhevdet Plaku, i njohur me njofkën “Akili”.


SPAK kërkon që Rexhep Repi të vuajë 7.6 vite burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar ndaj tij, u kërkua dënimi me 5 vite heqje lirie.

Përsa i përket Algert Rapit, SPAK kërkoi 7.4 vite heqje lirie, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, i konvertohet në 4.8 vite burg.

Po e njëjta kërkesë është shtruar nga Prokuroria e Posaçme dhe për Dedan Gjonit si dhe për Dejvi Gjermenin, pra me 4.8 vite burgim.

Të gjithë këta janë të akuzuar nga SPAK-u për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, e kryer në bashkëpunim atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Hetimet ndaj të pandehurit nisën mbi bizën e informacionit që Prokuroria e rrethir Limburg të Hollandës i transmetoi Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion.

Kush është Xhevdet Plaku?

Xhevdet Plaku, 42-vjeç, njihet si koka e një grupi kriminal të trafikut të drogës në Itali. Lënda narkotike, kokainë, importohej nga Belgjika dhe Holanda.

Në këtë aktivitet, sipas policisë Italiane, ai përdorte 25 identitete të ndryshme për të mos u kapir nga kontrollet dhe drejtonte organizatën përmes udhëtimeve të shumta që bënte në Amsterdam.

Banda i ndante pakot e drogës në bazë të cilësisë dhe sipas saj kishin edhe emërtimet, sipas markave të botës së luksit. Kokaina më e pastër ishte “Hermes”, pastaj kishte “Lacoste”, “G4”, “Rolls royce” dhe “Play Boy”.

Plaku gjithashtu ka qenë dënuar për një vrasje të kryer shumë vite më parë në Durrës. Gjithashtu ishte akuzuar për një tjetër vrasje, për të cilën u shpall i pafajshëm.

Sipas vendimit të Gjykatës së Durrësit, më 24 qershor të vitit 2003, në Lagjen Nr.15, në zonën e Spitallës, Xhevdet Plaku ka vrarë me armë zjarri shtetasin Saimir Sina.

Autori dhe viktima kanë qenë banorë të së njëjtës lagje dhe kanë pasur shoqëri me njëri-tjetrin. Duke qenë se Xhevdet Plaku ka qenë emigrant në Itali, Saimir Sina ishte në dijeni të faktit se ai kishte të dashur shtetasen Nertila K. Dhe, duke përfituar dhe nga njohja personale me këtë vajzë, i ka propozuar për ta çuar në mënyrë ilegale në Itali, me qëllim për t’u bashkuar me të dashurin e saj.

Vajza e ka pranuar këtë propozim dhe, në muajin korrik të vitit 2001, Sina, së bashku me një person tjetër, e kanë çuar Nertilën në Itali, duke ndryshuar destinacionin për të cilin ranë dakord.

E dëmtuara është dërguar në Romë, ku dhe e kanë detyruar forcërisht që të ushtronte prostitucion për llogari të tyre. Shtetasja Nertila K. është kthyer në Shqipëri në dhjetor të vitit 2001 dhe ka paraqitur kallëzim penal për ngjarjen e mësipërme.

Gjykata e Durrësit e deklaroi fajtor shtetasin Saimir Sina dhe e dënoi me 1 vit e 6 muaj burg. Në këtë kohë Xhevdet Plaku, pasi është vënë në dijeni të veprimeve të Saimir Sinës ndaj të dashurës së tij, ka vendosur të hakmerret, plan të cilin e ka konkretizuar disa ditë pas daljes së Saimirit nga burgu.

Mbrëmjen e 24 qershorit të vitit 2003, pasi e kishte vëzhguar dhe ruajtur për disa ditë me radhë, Plaku ka shkuar me makinën e tij afër banesës së Sinës, i cili në atë moment ishte i shoqëruar nga i vëllai dhe disa shokë të tjerë.

I dënuari e ka thirrur viktimën dhe pas një debati të shkurtër me fjalë, në momentin kur ai ka marrë rrugën për t’u larguar, e ka qëlluar tri herë me pistoletën që e mbante pa leje, duke i shkaktuar vdekjen.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme