Tepiç zbulon skandalin dhe hedh akuza të forta ndaj Ivica Daçiç: Ka keqpërdorur postin, ka dijeni edhe presidenti Vuçiç…

Marinika Tepiç, nënkryetare e Partisë së Lirisë dhe Drejtësisë “SSP” ka akuzuar ministrin serb të Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç se ka mbledhur para nga biznesmenë dhe tregtarë armësh për të tërhequr njohjet e Kosovës, duke shtruar pyetjen nëse në këtë mënyrë ka keqpërdorur pozitën zyrtare.

“A e ka keqpërdorur pozitën zyrtare duke mbledhur para për “ç’njohjet” e Kosovës nga biznesmenë dhe tregtarë armësh dhe nëse në emër të Sllobodan Teshiçit, Daçiç kishte marrë më shumë se gjysmë milioni euro para të thata? Dhe nëse në situata të caktuara kur janë marrë paratë, ka qenë dëshmitar shefi i kabinetit të Daçiçit, Nikolla Nedelkoviç”, – ka deklaruar Tepiç gjatë një konference për media sipas asaj që shkruan agjencia e lajmeve “Beta”.

Tepiç thënë se për këtë duhet të jetë në dijeni edhe Presidenti serb Aleksandar Vuçiç që duhet të japë përgjigje. Ajo shtoi se shpreson që Daçiç të mendohet mirë para se të tentojë të hedhë poshtë akuzën siç ka bërë edhe në të kaluarën. Qeveria e Serbisë ka lobuar në vazhdimësi kundër pranimit të Kosovës në Interpol, UNESCO dhe organizata tjera ndërkombëtare. Ç’njohjet që i ka prezantuar qeveria serbe janë mohuar nga institucionet e Kosovës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme