Tërheqja e Haradinajt shihet si zgjidhje e krizës politike

Për herë të gjashtë ka dështuar konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Seanca e thirrur për 24 gusht nuk doli të jetë përfundimtare për zgjedhjen e kreut të Kuvendit dhe për formimin e Qeverisë së Kosovës, pasi që koalicioni PDK – AAK – Nisma nuk i kishte votat e nevojshme.

Pas përfundimit të seancës së 24 gushtit partitë politike u shprehen të gatshme të ulen të bisedojnë për ta gjetur një zgjedhje që vendi të mos shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, shkruan arbresh.info

I pyetur se a është i gatshëm të heqë dorë nga pretendimi për postin e Kryeministrit për një qeveri gjithëpërfshirëse dhe të mos vazhdojë edhe më tutje bllokimi i institucioneve, Ramush Haradinaj tha se Kryeministrin e zgjedhë populli.

Lidhur me këtë analistët kanë thënë se për të mirën e Kosovës, Haradinaj do të duhej të hiqte dorë nga nominimi për Kryeministër.

Një prej njohësve të zhvillimeve politike që mendon kështu është Haki Abazi.

“Unë jam i bindur që zoti Haradinaj do të ulet të bisedojë për një qeveri të Unitetit Nacional për të nxjerrë një kompromis që lejon ndërtimin e institucioneve me fuqi vendimmarrëse. Besoj që edhe ka ardhur koha që një gjë e tille të bëhet ose të shkohet në zgjedhje të reja”, ka thënë Abazi.

Ai tregoi edhe si, sipas tij, duhet të jetë një qeveri gjithëpërfshirëse me njerëz të pa korruptuar.

“Qeveria e Uniteti Nacional duhet të jetë gjithëpërfshirëse me ekspertë dhe njerëz të pa korruptuar dhe që ka në agjenda reforma të thella në të gjitha sferat qeverisëse, por posaçërisht për të larguar mundësinë e sabotimit të Listës Srpska në shtetndërtimin dhe avancimin e integrimit euroatlantik”, deklaron ai.

Ndërsa analisti Dardan Islam, është i mendimit se LDK ka gjasa t’i bashkohet PAN-it.

“Deri në afatin e fundit ka gjasa që të bindet LDK, e nëse jo shkohet në zgjedhje, nga të cilat nuk pres shumë po që se nuk kanë një marrëveshje paraprake, ajo që ju mungon edhe ketë here! Unë besoj se Ramush Haradinaj nuk është problemi i kësaj nyjeje – këtu është LDK ajo që do ta ndihmojë apo do ta dëmtojë me të vërtet procesin! Na mbetet te shohim se çka do të vendosë LDK”, tha Islami.

Edhe për analistin Mazllum Baraliu, heqja dorë e Haradinajt varet prej bindjeve të tij.

“Haradinaj po thotë që nuk heq dorë, pasi që sipas tij ata kanë marrë mandatarin nga zgjedhësit e tyre, edhe pse nuk është shumica e mjaftuar ai ka deklaruar se është pro një qeverisje gjithëpërfshirëse, por nëse heq dorë varet prej bindjeve tij,” tha analisti Baraliu.

Sipas tij, në situatën që është Kosova do të duhet të mbizotëronte arti i së mundshmes dhe për ta gjetur një zgjedhje eksponentët e partive politike duhet të ulën dhe të bisedojnë se si mund të dalim nga kriza.

Baraliu tha se është i habitur se si politikanët më shumë i dedikohen pushtetit se sa shtetin dhe për këtë po kontribuojnë për thellimin e krizës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme