Tërhiqet investitori zviceran, akuzohet Lladrovci

Naim Bazaj, kryesuesi i Kuvendit Komunal të Drenasit, ka thënë se kompania zvicerane “Kosova Krom”, e cila planifikonte t’i investonte 20 milionë euro në komunën e Drenasit, është tërhequr për shkak të neglizhencës së punës së kryetarit aktual të Komunës Ramiz Lladrovcit.

Prej se ka ardhur në pushtet para pak më shumë se katër muajsh kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, nuk ka arritur të krijojë stabilitet qeverisës në komunën e Drenasit, përkundrazi ka krijuar hendek të madh dhe përçarje në degën e PDK-së.

Të vetmen punë që ka bërë dhe është duke bërë është ajo që Lladrovci ka vazhduar fushatën nëpër fshatra të komunës, duke premtuar investime dhe duke u përpjekur që t’i bindë qytetarët që të bëhen gati ta votojnë edhe një herë, shkruan “Zëri”.

Kështu të paktën vlerësojnë bashkëpartiakët e Ramiz Lladrovcit, të cilët kryetarin e Komunës e krahasojnë madje edhe me këngëtaren kontroverse Linda Morina dhe të cilët Lladrovcit i japin edhe epitete të tjera.

Ndërkaq opozita në Drenas, siç thonë ata, do të ishte shumë e lumtur sikur Kadri Veseli ta nominonte Lladrovcin edhe për një mandat të dytë për kryetar të Drenasit sepse, siç thonë në QLVV, do të jetë shumë më lehtë që ta marrin Drenasin pasi që më Lladrovcin nuk do ta votonte askush, as anëtarët e partisë së tij.

“Lladrovci paska thënë se do të jetë kryetar i Drenasit, mund të jetë kryetar i PDK-së, por se kush do të jetë kryetar i Drenasit do të vendosin qytetarët e Drenasit”, thotë Shemsi Elezi, koordinator i QR-së së LVV-së në Drenas.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme